Vuçiq falënderon kryetarin e Izraelit që s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot është takuar me kryetarin e Izraelit, Ruven Rivlin ku kanë diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe janë zotuar për thellim të këtij bashkëpunimi.

Lajme

26/07/2018 15:14

Gjatë këtij takimi, Vuçiq ka theksuar se ai është mirënjohës Izraelit për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.

Për këtë presidenti serb ka thënë se Serbia gjithmonë do të mbështes ekzistencën dhe mbijetesën e shtetit të Izraelit por edhe do të kultivojë marrëdhënie miqësore me shtetin dhe popullin izraelit.

Tutje në takim është theksuar për bashkëpunim ekonomik-tregtar ndërmjet dy vendeve./Lajmi.net/