Vuçiq e quan hipokrizi vendimin e Hagës ndaj kriminelit serb, Çitaku pret reagim ndërkombëtar

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e ka quajtur të turpshëm reagimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq pasi ky i fundit vendimin për burg të përjetshëm ndaj gjeneralit serb Ratko Mlladiq e quajti hipokrizi.

Lajme

22/11/2017 16:26

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se është duke pritur se çfarë ka për të thënë bota rreth kësaj deklarate, transmeton lajmi.net.

“Atë që e vlerësojnë si ‘pro-evropian’ presidenti i Serbisë, Vuçiq vendimin e Gjykatës së Hagës ndaj Mlladiqit e quajti ‘hipokrizi’. S’ka keqardhje. S’ka turp. Duke pritur çfarë ka për të thënë bota rreth kësaj”, ka shkruar Çitaku./Lajmi.net/