Vuçiq e pranon: Nuk mund ta vizitoj Kosovën pa leje – Lajmi.net
Vuçiq e pranon: Nuk mund ta vizitoj Kosovën pa leje
Autori: Lajmi.net LajmePolitikëRajoni 15:57, 19 March 2017
Kryeministri i Serbisë, dhe kandidati për president, Aleksandr Vuçiq ka thënë se ka dëshirë tejet të madhe për të vizituar Kosovën gjatë fushatës parazgjedhore.

Ai ka deklaruar se këtë nuk mund ta bëjë pa lejen e autoriteteve të Prishtinës zyrtare, duke shtuar se nuk do të donte të shkaktonte probleme, transmeton lajmi.net

Pas hapjes së stadiumit të atletikës në Novi Pazar, Vuçiq ka thënë se Beogradi dëshiron vazhdimin e procesit të dialogut, dhe se nuk ka asnjë arsye që kjo të mos ndodhë.

Duke folur për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, ai ka thënë se Hashim Thaçi po insiston dhe po ngutet me këtë vendim.

Ai foli edhe për për vendimin që Kosova t’i merr pasuritë e Jugosllavisë, duke thënë se është momenti i fundit që BE-ja të reagojë, duke i cilësuar këto vendime si shkelje të marrëveshjeve të Brukselit. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Kosova, Serbia, Vuçiq

Fotolajm

Trudeau ndihmon një të ri me karrocë (Foto)
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bow Master Japan
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Urban Basketball