Vuçiq e pranon hapur: Nuk bëhemi pjesë e BE-së pa marrëveshje ligjore me Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka ripërsëritur edhe sot se BE nuk do ta lejojë Serbinë të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit pa një dokument ligjërisht detyrues në fund të procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën.

Lajme

16/11/2017 11:27

Më pas ka thënë, se Serbia po përballet me problemin e madh, siç është Kosova, dhe nuk mund të ndryshohen kaq papritur marrëdhëniet dhe qëndrimet e Serbisë ndaj Kosovës, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, shkruan Blici serb, kjo është ende e vështirë pasi nuk janë biseduar të gjitha temat me Kosovës, mirëpo Vuçiq thotë, se do të jenë të kujdesshëm në këtë aspekt të ndejshëm.

Nga ana tjetër, presidenti serb ka thënë se janë të pakuptimta deklaratat e tipit se Serbia e ka detyruese që të njohë pavarësinë e Kosovës. Mirëpo, ai thotë se është tejet e vështirë të arrihet marrëveshje brenda Serbisë për njohjen e Kosovës, teksa thekson se do të ishte mirë të pajtoheshin me realitetin, pasi do të kishte sjellë edhe përfitime të mëdha. /Lajmi.net/