Vuçiq: Do të shkoj në Tiranë që të mos ketë më “Kumanova”

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar vizitën e tij në Tiranë më 27 maj, duke thënë se kjo i kontribuon thellimit të bashkëpunimit në rajon, paqes dhe stabilitetit.

Lajme

13/05/2015 17:16

Ai në një konferencë të përbashkët me kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Boris Zvizdiq, i pyetur nëse dhe kur do të udhëtojë në Tiranë, tha se kjo vizitë do të bëhet për të mos u përsëritur rastet si ai i Kumanovës.

“Është e rëndësishme që secili nga shtetet tona të investojë në paqe dhe stabilitet në rajon, për të mos ndodhur më ajo çfarë ngjau në Kumanovë”, ka thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Gjatë vizitës në Sarajevë, Vuçiq duke komentuar ngjarjet e fundit në Kumanovë, tha se “ekzistojnë njerëz të çmendur të cilët nuk mendojnë se popujt në rajon duhet të jetojnë se bashku dhe të kenë një të ardhme të përbashkët”.