Vuçiq dhe zyrtari i Dumës ruse e shohin ‘Shqipërinë e Madhe’ si kërcënim për rajonin

Kryeministri i Serbisë, Aleksandr Vuçiq dhe kryetari i komitetit të dumes shtetërore të Rusisë për çështje ndërkombëtare, kanë zhvilluar sot një takim.

Lajme

19/05/2017 16:04

Ata kanë diskutuar për situatën në Ballkan dhe kanë shprehur shqetësimin për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’, transmeton lajmi.net.

Sipas tyre, krijimi i Shqipërisë së Madhe është rrezik për stabilitetin në rajon.

Vuçiq gjithashtu ka theksuar angazhimin e Serbisë për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor. /Lajmi.net/