Vuçiq dhe sekretari i OKB-së diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq bisedoi sot në Nju-Jork me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, për dialogun e Beogradit dhe Prishtinës, situatën në rajon dhe rrugën evropiane të Serbisë.

Lajme

22/09/2017 22:57

Vuçiq ka thënë se Serbia konsideron OKB-në si organizatën më të rëndësishme ndërkombëtare, nga pikëpamjet e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial, dhe se kjo rëndësi do të jetë edhe më e madhe gjatë mandatit të Antonio Guteress, njoftoi presidenca serbe, transmeton RTK

Ndërsa, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Guterres theksoi se po ndjek përparimin e Serbisë dhe përgëzoi presidentin Vuçiq për iniciativën për hapjen e dialogut të brendshëm të Kosovës.

Siç thuhet, presidenti Vuçiq, i cili me këtë takim përfundon qëndrimin e tij në Nju Jork, i kërkoi sekretarit të Përgjithshëm Guterres të vizitojë Serbinë.