Vuçiq dhe Scott duan zbatimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Kyle Scott theksuan nevojën për dialog të vazhdueshëm në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

Lajme

18/10/2017 12:04

Gjatë një takimi, ata diskutuan edhe për zbatimin e marrëveshjeve të rëna dakord më parë, duke përfshirë marrëveshjen për gjyqësorin dhe atë për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, transmeton lajmi.net.

Vuçiq dhe Scott diskutuan marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve dhe për çështjet rajonale.

Scott ka theksuar se SHBA mirëpret ftesën e presidentit serb për dialog të brendëshm për Kosovën./Lajmi.net/