Vuçiq dhe Merkel bisedojnë për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Lajme

09/07/2018 14:18

Gjatë bisedës ata kanë diskutuar rreth situatës në rajon dhe krizës së migracionit.

Vuçiq ka theksuar se Zona Rajonale Ekonomike është një projekt me rëndësi vendimtare për të ardhmen e gjithë rajonit pasi do të tërheq më shumë investime dhe do të përshpejtojë rrjedhën e mallrave dhe shërbimeve, transmeton lajmi.net.

Bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për vazhdimin e dialogut në mes Beogradit dhe Prishtinës ku ka rënë dakord se ruajtja e paqes dhe arritja e një zgjidhjeje kompromisi janë të një rëndësie vendimtare për të dyja palët.

Vuçiq dhe Merkel po ashtu biseduan për krizën e migracionit dhe masat që Serbia ka ndërmarrë për të vazhduar politikën e saj të përgjegjshme rreth kësaj çështje./Lajmi.net/