Vuçiq: Bisedimet e vështira, nuk kemi marrëveshje

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sonte se bisedimet kanë qenë të vështira dhe se mendon që sonte nuk do të arrihen marrëveshje për temat të cilat është dialoguar, por sipas tij është arritur përparim i dukshëm lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Lajme

23/06/2015 21:07

“Nuk duket që do të ketë marrëveshje për arsye se nuk po biem dakord në shumë çështje” ka thënë Vuçiq

Ai ka shtuar se pret që në takimin e ardhshëm që do të mbahet të hënën, të arrihet një marrëveshje për Asociacionin e Komunave serbe.

Sipas tij, Delegacioni i Kosovës ka tentuar që mosmarrëveshjen mbi energjinë ta shfrytëzoj për të ngritur çështjen e pronës, gjë e cila është e papranueshme për delegacionin serb

I pyetur për telekomunikacionin, kryeministri serb ka thënë që qëllimi i Serbisë është që t’u mundësojë serbëve të Kosovës të paguajnë tarifat e njëjta dhe të mos shfrytëzojnë prefiks.

Vuçiq poashtu ka shtuar se serbët në Veriun e Mitrovicës dëshirojnë që të qeverisin me hapësirën publike, dhe dëshirojnë që barrikadat në urën e Ibrit, gjegjësisht “Parku i paqes”, të mos pengojë lëvizjen e lirë të askujt, sepse ekzistojnë edhe dy ura tjera në atë lum.

“E qartë është se në disa çështje jemi afër, por në të tjerat jemi shumë largë. Ajo që është me rëndësi është se kemi filluar dialogun në çështjet kryesore, tash të gjithë e kemi parasysh se çfarë kemi para vetes” ka përfunduar Vuçiq.