Vuçiq befasohet me përgjigjen e Kroacisë për refugjatët

Beogradi zyrtar është tronditur me arsyetimin e Kroacisë se pse e ka ndaluar trafikun e mallrave nga Serbia, kurse përgjigja zyrtare ka befasuar edhe zyrtarët serbë, shkruan B92.

Lajme

22/09/2015 19:20

“Përgjigja e tyre bie në zonën e muzgut. Përgjigja e tyre shpjegon qartë: hajde ju serbët dërgoni gjysmën e refugjatëve në Horgosh, dhe ne do t’iu lëshojmë kamionët. Kjo është përgjigja zyrtare e qeverisë kroate. A mund dikush në botë ta besoj këtë?”, ka deklaruar Vuçiq, transmeton lajmi.net.

“Më shpjegoni ju, unë nuk jam ndonjë besimtar i madh, ndoshta po gabojë dhe nuk po shohë, a mund të kuptoni që dikush që e drejton një vend mund të ju thotë diçka të tillë? Ne nuk do t’ua lëshojmë kamionët derisa nuk filloni ti dërgoni gjysmën e refugjatëve në kufirin hungarez”, ka shtuar kryeministri i Serbisë.

Vuçiq kujton se nuk ishte Serbia ajo e cila ka shkaktuar probleme, duke shtuar se nuk mund ti detyrojë refugjatët të zgjedhin rrugët e tyre. (lajmi.net)