Vuçiq, BE-së: Detyrojeni Kosovën ta heq taksën ndaj Serbisë

Aleksandar Vuçiq është takuar sot me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadorin Sema Fabrizio.

Lajme

20/02/2019 14:49

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar sot me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadorin Sema Fabrizio.

Lideri serb e njoftoi Fabrizion pritshmëritë e tij nga BE-ja në lidhje me veprimet e fundit nga Prishtina që sipas tij paraqesin kërcënim për stabilitetin në rajon.

“Ekziston nevoja për një marrëveshje të qëndrueshme. Ne jemi të gatshëm që t’i vazhdojnë negociatat me Prishtinën pasi të hiqet taksa”, deklaroi Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar se Beogradi është i gatshëm për një zgjidhje por insistoi se aktualisht nuk ekzistojnë kushtet për rikthimin në tavolinën e dialogut.

Vuçiq me Fabrizion ka biseduar edhe për rrugëtimin e integrimit të Serbisë në BE, problemeve në dialog mes Beogradit dhe Prishtinës, reformave të nevojshme ekonomike dhe politike si dhe mundësitë globale ndërkombëtare.

“Delegacioni i BE-së do të vazhdojë ta mbështesë procesin e integrimeve evropiane”, u shpreh Fabrizio i cili theksoi se BE-ja do të vazhdojë të jetë kryesuese e dialogut me synim të arritjes së marrëveshjes përfundimtare mes Beogradit dhe Prishtinës. /Lajmi.net/