Vuçiq ankohet në BE për Kroacinë

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, në një letër dërguar zyrtarëve të lartë të BE-së ka kërkuar shpjegim për “shkeljen brutale të MSA-së”, që Serbia e ka nënshkruar me BE-në, shkruan B92.

Lajme

23/09/2015 15:37

Ai ka përsëritur se kufiri me Kroacinë është i mbyllur që tri ditë-katër ditë, dhe se Serbia po vuan dëme të mëdha për shkak të saj, transmeton lajmi.net.

“Në një letër me të njëjtën përmbajtje i kam njoftuar me shkeljet brutale të MSA-së që Serbia e ka nënshkruar me BE-në, dhe që kjo është absolutisht e njëanshme. Mund të them se të gjithë në botë po e shohin në mënyrë të pashpjegueshme mbylljen e kufirit, si përpjekje për shkatërrimin e ekonomisë serbe. U kam kërkuar shpjegime dhe i kam lutur për mirëkuptim. Kam kërkuar që BE të ndërhyjë, sepse ne nuk kemi ndërmarrë asnjë masë edhe përkundër faktit që tashmë janë bërë katër ditë që Kroacia ka mbyllur kufirin me Serbinë”, ka deklaruar Vuçiq. (lajmi.net)