Vucici vendos në fund të javës për Qeveri

Partia fituese në zgjedhjet e Serbisë, SNS, do të vendosë por koalicion qeverisës në fund të javës. Mirëpo, sipas zyrtarit të kësaj partitë, Qeveria e re e Serbisë mund të mos formohet edhe deri në mesin e muajit prill.

Lajme

17/03/2014 16:10

Zyrtari i Partisë Progresiste Serbe (SNS), Nebojsa Stefanovic, ka deklaruar se deri në fund të javës do të duhet që të mbahet mbledhja e kësaj partie që të vendosë për një koalicion eventual qeverisës.

Në një intervistë për B92, ky zyrtar i partisë fituese në Zgjedhjet Parlamentare të Serbisë, bëri të ditur Qeveria mund të formohet deri nga mesi i prillit.

“Dëshirojmë që të bisedojmë me të gjithë ata që dëshirojnë të pranojnë programin për të cilin kemi marrë besimin e popullit. Të shohim se çfarë është më mirë për Serbinë, pasi që rezultatet na obligojnë që të mos mendojmë partiakisht”.