Vucic, zyrtarisht kryeministër i Qeverisë së Serbisë

Kuvendi i Serbisë e ka zgjedhur Qeverinë e re të Serbisë, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri Aleksandar Vucic.

Lajme

27/04/2014 21:36

Në qeverinë e re do të jenë 16 ministra dhe dy ministra pa portofol. Ish-kryeministri Ivica Dacic, do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i punëve të jashtme.

Në Kuvendin e Serbisë për qeverinë e re votuan 198 deputetë, 23 ishin kundër, 6 abstenuan, ndërsa një deputet nuk deshi të votoj.

Partia Progresive e Vucic e ka fituar shumicën prej 158 vendeve në parlamentin, me 250 deputetë, në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 16 mars.

(KosovaPress)