Vucic serbëve: Askush nuk guxon t’ju kërcënojë

Aleksandar Vucic thotë se Serbia do të përkujdeset gjithmonë për serbët e Kosovës. Ai kritikon gjyqësorin e EULEX’it dhe të Kosovës për arrestimin e serbëve për krime lufte. Në Leposavic, ai ka thënë se e di që serbët në Kosovë janë të brengosur.

Lajme

27/02/2014 14:16

Zëvendës Kryeministri në largim i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka përçuar mesazhe trimërie për serbët që jetojë në Kosovë.

Gjatë qëndrimit të tij në Leposaviq, Vucic, deklaruar sot se i garanton të gjithë serbëve në Kosovë një qëndrim të sigurt në pronat e tyre.

“Duhet që shumë gjëra tona t’i përmirësojmë, por mos u brengosuni, ju garantoj që askush nuk do t’ju kërcënojë juve dhe fëmijët tuaj, qëndrimin tuaj në Kosovë dhe këtë nuk e them vetëm për juve që jetoni në Veri të Kosovës, por edhe për serbët në Priluzhë, Plemetin, Gorazdec, t’ju kërcënojë juve dhe fëmijët tuaj, qëndrimin tuaj në Kosovë dhe këtë nuk e them vetëm për juve që jetoni në Veri të Kosovës, por edhe për serbët në Prilluzhë, Plemetin, Gorazdec, Hoçë, prej Graçanicës deri te Anamorava”.

Para një numri të madh të qytetarëve të pranishëm në Leposavic, Vucic, ka thënë se e di që serbët në Kosovë janë të brengosur.

“Kanë bërë dhe do të bëjnë çdo gjë. Burgosja e njerëzve tanë pas 12 ose 15 vjetëve për krime lufte, sikur të mos e kanë ditur se çfarë ka ndodhur më herët, dhe faktikisht nuk ka ndodhur asgjë, dhe kjo tregon që dikush po i frikësohet fuqisë dhe bashkimit të serbëve. Përgjigja jonë duhet jetë e fuqishme dhe e guximshme”, tha Vucic.