Vucic: Ataman, i padëshiruar në Serbi

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic ka dënuar përleshjet mes tifozëve të Galatasarayt dhe Crvena Zvezdës në Stamboll dhe theksoi se trajneri i skuadrës turke, Ergin Ataman, nuk është i mirëseardhur në Serbi.

Sport

22/11/2014 11:48

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi para ndeshjes mes Galatasarayt dhe Crvena Zvezdës në Europleague ku një tifoz i skuadër serbe mbeti i vdekur pas plagëve të mara gjatë përleshjeve me përkrahësit e vendasve.

Vucic po ashtu ka bërë me dije se trajneri i Galatasarayt, Ergin Ataman nuk është i mirëseardhur në Serbi pas deklaratës së tij pas ndeshjes se tifozët e Crvena Zvezdës janë terroristë, raportojnë mediat serbe.

Vucic po ashtu ia përkujtoi të gjithëve se Serbia disa javë më parë priti një grup të tifozëve të Besiktasit për duelin me Partizanin në Beograd, duke u ofruar siç tha ai “siguri të plotë”.