Vuani nga dhimbjet e shpinës? Ja 6 ushtrimet që duhet të bëni (Foto)

Dhimbja e shpinës është një problem i zakonshëm që prek shumë njerëz.

Lifestyle

15/10/2016 13:43

Ajo varion nga një dhimbje e lehtë që mund të kalojë shpejt deri tek një gjendje që mund të rrezikojë jetën.

Fizioterapistja Emma Cranfield ka përpiluar një listë me 6 ushtrime që mund të bëni për të forcuar muskujt e shpinës, për të lehtësuar kështu dhimbjet.

“Këto ushtrime bëhen për të shtrirë muskujt e shpinës, dhe njerëzit kanë idenë se kjo lidhet me një qëndrueshmëri të muskujve që vënë në lëvizje shpinën tonë”, sqaron Emma Cranfield, fizioterapiste.

“Problemet me shpinën mund të prekin çdo moshë, prandaj këto ushtrime duhet të kryhen nga të gjitha moshat”.

Ajo thotë se këto ushtrime janë ideale për dhimbjet dhe çdo ndryshim degjenerativ në shpinë.

Emma rekomandon që ushtrimet të kryhen 3 herë në javë nga 20 minuta. Ajo thotë gjithashtu se nëse ndjeni shumë dhimbje gjatë ushtrimeve, duhet të kontrolloheni tek një mjek.

Provoni këto 6 ushtrime të thjeshta për të parandaluar dhimbjet në shpinë:

Ushtrimi 1: Shtrihuni me bark dhe ngrihuni deri tek beli, me duart të hapura në gjatësinë e gjoksit.ushtrimi1ushtrimi2

Ushtrimi 2: Qëndroni në shpinë, vendosni një jastëk të vogël mes këmbëve.ushtrim5

Ktheni këmbët njëherë në njërën anë, pastaj në anën tjetër pa  lëvizur fare trupin.ushtrimi2

Ushtrimi 3: Shtrihuni me shpinë dhe shtrini njëherë njërën këmbë, njëherë tjetrënushtrimi3ushtrimi4

Ushtrimi 4: Pozicionohuni mbi duar dhe gjunjë. Vendosni duart para kraharorit.ushtrimi5

Shtriquni me kujdes në gjunjë dhe shputat e këmbëve. Qëndroni për pak kohë në këtë pozicion që të ndieni tendosjen në shpinë dhe kraharor.ushtrimi6

Ushtrimi 5: Shtrihuni mbi shpinë me këmbët e përthyera dhe ngrini lart pjesën e belit.ushtrimi7

Ushtrimi 6: Shtrihuni mbi shpinë me këmbët e përthyera dhe mbani të lirë njëherë njërën këmbë, njëherë tjetrën.                 ushtrimi12

ushtrimi8