Vuan Arsenali, por fiton

Arsenali ka shënuar fitore të vështirë ndaj Southampton me rezultat 3:2 në ‘Emirates Stadium’.

Sport

08/04/2018 17:08

Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 32-të të zhvilluar në Londër janë shënuar pesë gola, me Arsenalin që ka arritur të arkëtojë tre pikë.

Mysafirët e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 17’ përmes Long.

Arsenal arriti të rikthehet në lojë, madje dukem realizuar dy herë përmes Aubameyang (29) dhe Welbeck (38).

Southampton në pjesën e dytë shtoi sulmet në drejtim të Arsenalit, duke arritur barazimin nëpërmjet Austin në minutën e 73’.

Por, në minutën e 81’, Welbeck rishfaqet sërish për të shënuar për 3:2, dhe për t’ia siguruar tre pikë skuadrës së Wenger./Lajmi.net/