Vuajtjet e Higuainit

Sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain ka insistuar se nuk ndihet i penduar për vendimin për largim nga Real Madridi këtë verë, pasi tregoi se ishte i pakënaqur në klub. 24-vjeçari, shënoi mbi 100 gola në La Liga për ekipin madrilen, por përfundoi në rolin e rezervistit në edicionin e shkuar, që u përcoll me shitjen…

Sport

11/09/2013 11:11

Sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain ka insistuar se nuk ndihet i penduar për vendimin për largim nga Real Madridi këtë verë, pasi tregoi se ishte i pakënaqur në klub.

24-vjeçari, shënoi mbi 100 gola në La Liga për ekipin madrilen, por përfundoi në rolin e rezervistit në edicionin e shkuar, që u përcoll me shitjen e tij në Napoli për 37 milionë euro.

“Kisha disa momente të mira në Real Madrid por edhe periudha pakënaqësie”, deklaroi Higuain për El Sexta.

“Kam vuajtur sepse nuk luaja gjithmonë. Nganjëherë Benzema ishte titullar kurse edhe mua më ofrohej ndonjë rast të dëshmohen. Gjithmonë do të jem mirënjohës për tifozët e Realit. Ata më kanë përkrahur vazhdimisht gjatë shtatë vjetëve në klub”, përfundoi argjentinasi.