Vuajtjet e familjes Rafuna (Video)

Ulja e temperaturave ia vështirësoi jetesën Sebahates dhe pesë fëmijëve të saj.

Lajme

13/12/2015 20:44

Pas disa problemeve familjare tash e gjashtë muaj këta u vendosen në një shtëpi tejet të vjetër në Dragodan.

Veç kushteve të rënda ekonomike njëra nga vajzat ka edhe probleme shëndetësore.

Nëna e Gresës tregon se vajza lindi me një vrimë në zemër dhe nga atëherë nuk qëndron mirë me shëndet,njofton Klan Kosova.

Edhe fëmijët e kësaj familje në prag të festave kanë plot dëshira, por ato vështirë se do t’i realizohen.

YouTube player