Vrsaljko transferohet në Serie A?

Mbrojtësi i djathtë i Atletico Madridit, Simoe Vrsaljko ka zgjuar interesim nga Inter.

Sport

13/07/2018 09:36

Sime Vrsaljko ka ofertë për rikthim në Serie A.

Mbrojtësi i djathtë i Atletico Madridit ka zgjuar interesim nga Inter.

Mediat italiane raportojnë se drejtori sportiv i “Nerazzurrëve”, Piero Ausilio ka bërë gati ofertën për rikthimin e ish mbrojtësit të Sassuolos në Serie A, përcjell “lajmi.net”.

Vrsaljko është një prej futbollistëve më të dalluar të Kroacisë në rrugëtimin e ekipit deri në finalen e Kampionatit botëror 2018 ku do të ndeshen me Francën. /Lajmi.net/