Vritet Umar Faruk, person kyç i al-Qaedas

Njëri prej personave kryesor të grupit al-Kaida, Umar Faruk besohet se është vrarë të dielën, gjatë një sulmi ajror të SHBA-ve në Waziristanin veriur, ka thënë për CNN një zyrtar i inteligjencës pakistaneze.

Bota

07/12/2014 15:33

Faruk thuhet se ka qenë në krye të të gjitha operacioneve të al-Kaidës në Pakistan dhe Afganistan. Ai po ashtu ka shërbyer edhe si zëdhënës për gjithë degën e kësaj organizate terroriste.

Sulmi ka ndodhur kur dy raketa kanë goditur një kompleks në Data Khel, duke vrarë Farukun dhe katër militantë të dyshuar, kanë njoftuar zyrtarë afganë.

“Ka pasur sulme ajore brenda territorit pakistanez”, thuhet në një njoftim të ushtrisë, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.