Vritet terroristi islamik, personi më i kërkuar në Filipine

Militanti islamik më i kërkuari në shtetin e Filipineve është vrarë. Ai prej janarit ishte në arrati, teksa ishte përfshirë në një sulm, ku mbetën të vrarë 44 oficerë policie, të cilët luftonin kundër rebelëve islamik.

Bota

03/05/2015 19:21

Abdul Basit Usman, është vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri në Guindulungan, në rajonin e Maguindanos, ka njoftuar sot zëdhënësi për media nga Presidenca në Filipine, Herminio Coloma.

Handout photograph released by US embassy in Manila shows a wanted poster for Abdul Basit Usman

Usman, ka qenë pjesë e grupit islamik në Filipine që njihet me emrin Moro Fronti Çlirimtar Islamik.

Autoritetet e Filipineve kanë organizuar një operacion të madh për kapjen e tre rebelëve kryesor islamik në vend. Por kjo çështje, që pesë vite është shndërruar në krizë politike për presidentin Benigno Aquino, ku edhe i është kërkuar dorëheqja.

Në mars të vitit 2014, Fronti kishte nënshkruar marrëveshjen e paqes me qeverinë, duke i dhënë fund kështu konfliktit pothuajse 45 vjeçar, në të cilën janë vrarë 120 mijë njerëz dhe janë detyruar që të shpërngulen më shumë se 2 milionë të tjerë, shkruan Reuters, transmeton lajmi.net.

Por, rebelët kanë deklaruar se nuk do ta ndalin luftën derisa të arrihet një marrëveshje përfundimtare e paqes.

Myslimanët, në Filipine janë minoritet dhe jetojnë kryesisht në jug të vendit. Myslimanët atje kanë filluar që të kërkojnë që të kenë autonomi.

Rebelët janë duke pritur që qeveria në Malina, t’ua mundësojë që myslimanët në jug të krijojnë një qeveri autonome, duke iu garantuar atyre edhe një fuqi më ta madhe ekonomike, politike dhe mirëqenie më të mirë për komunitetin e tyre mysliman. (lajmi.net)