‘Vritet’ Shpat Kasapi me armë zjarri midis Tiranës (Video)

Këngëtari shqiptar nga Maqedonia, Shpat Kasapi, aktualisht po qëndron në Tiranë pasi është pjesë e spektaklit "Your Face Sounds Familiar".

ShowBiz

27/02/2017 21:04

Përveç angazhimeve në muzikë, ai duket se ka talent edhe për aktrim, shkruan lajmi.net.

Shumë shpejtë do të publikohet filmi shqiptar “Jeto ndryshe”, ku pjesë e kastit të aktorëve është edhe Shpat Kasapi.

Në këtë projekt filmik, këngëtari i njohur vritet, e disa pamje nga ky moment mund ti shihni për herë të parë në një video ekskluzive të publikuar nga Lajmi.net.

Filmi “Jeto ndryshe” është xhiruar në Tiranë me regjisor Drilon Hoxha, e producent Dashnor Asllani. Përveç Shpatit në këtë film luajnë edhe aktorë tjerë të njohur si Enver Petrovci etj.

Shpati do të paraqitet në rolin e biznesmenit dhe mafiozit./Lajmi.net.