Vritet një shqiptar në Shkup

Mbrëmë në fshatin Lubeten të Shkupit ka ndodhur një incident me armë zjarri me ç’rast është vrarë një person, identiteti I të cilit është Xhevair Murati i moshës 30 vjeçar. Incidentin e ka konfirmuar edhe MPB-ja.

Lajme

17/04/2015 10:56

Viktima, tashmë i ndjeri, pas plagëve të marra kishte ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e qytetit të Shkupit.

Nga MPB-ja nuk zbulojnë më shumë detaje për motivet dhe kryerësin e kësaj vepre penale, por paralajmërojnë se pas hetimit të plotë të rastit do të dalë me informacione shtesë. /Alsat-M/