Vritet një nga udhëheqësit e Al-Kaida-së nga sulmet ajrore amerikane

Udhëheqësi i lartë dhe figura kryesore e Al-Kaida-së, Muhsin al-Fadhli, është vrarë nga sulmet ajrore të SHBA-ve deri po udhëtonte në një makinë afër Saramadas në Siri më tetë korrik, ka deklaruar sot Pentagoni, shkruan Huffintonpost.

Bota

21/07/2015 23:52

Sipas kapitenit Jeff Davis që është zëdhënës në Pentagon, Al-Fadhli ishte njëri nga udhëheqsit e Al-Kaidës dhe një nga ndihmësit që kishte marrë njoftime të avancuara për sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, transmeton lajmi.net

Al-Fadhli ishte shenjëstruar nga sulmet amerikane në shtator të vitit të kaluar, dhe disa nga zyrtarët e SHBA-ve besuan që ai ishte vrarë, por të tjerët thanë që nuk mundë të konfirmohet një gjë e tillë.