Vritet një 35 vjeçar në Obiliq

Një 35 vjeçar është vrarë në orët e pasditës së sotme në fshatin Babimovc të Obiliqit.

Lajme

17/03/2018 16:25

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, viktima është dërguar pa shënja jete për trajtim në QKUK pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.

“Rreth ores 14:00, policia ka marrë informatën se një person rreth 35 vjec, me plagë nga arma e zjarrit dhe pa shenja jete është pranuar në QKUK Prishtinë. Menjëherë njësite policore kanë ndërmarrur veprimet e nevojshme operative e hetimore për të sqaruar dhe ndriçuar rrethanat e kësaj ngjarjeje. Kësisoj nga informacionet e para që ka siguruar policia është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Babimoc – komuna e Obiliqit”, tha Ahmeti.

Ajo ka shtuar se rasti po trajtohet si vdekje e dyshuar deri në sqarimin e plotë të gjitha rrethanave të ngjarjes si dhe po punohet për identifikimin e personave që mund të jenë të implikuar në rast.