Vritet një 19 vjeçar në Haraçinë të Shkupit

Policia e Maqedonisë ka konfirmuar se një person i moshës 19 vjeçare është vrarë në Haraçinë të Shkupit. Bëhet e ditur se konflikti ka ndodhur në mes kushërinjve nga familja Jakupi.

Lajme

26/04/2014 20:09

Një i ri i moshës 19 vjeçare është vrarë sot në Haraçinë të Shkupit. Sipas të dhënave të para, bëhet fjalë për një konflikt që ka ndodhur në mes kushërinjve nga familja Jakupi, që ka përfunduar tragjikisht.

Viktima ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital, raporton Alsat M.

Policia e Maqedonisë ka konfirmuar rastin, por pa dhënë më shumë detaje se si ka ndodhur ngjarja.