Vritet me thikë i dënuari shqiptar në Greqi

Një 24 vjeçar i burgosur në një burg në Patra të Greqisë, ka humbur jetën pasi që është goditur me thikë nga një i burgosur tjetër. Bëhet fjalë për dy shtetas shqiptar të cilët kishin pasur konflikte të mëhershme. 

Lajme

17/04/2014 20:20

Një i burgosur shqiptar është therur me thikë në një burg në Patra. Sipas njoftimeve të medieve greke krimi ka ndodhur në korridorin e burgut. Bëhet fjalë për një përleshje mes të dënuarve shqiptarë.

I vdekur ka mbetur një 24-vjeçar i dënuar me 12 vjet burg për grabitje, ndërsa autori i krimit është i dënuar me burgim të përjetshëm për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Autori i krimit (shqiptar), ka përdorur një thikë të improvizuar për të goditur 24-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në spital nga plagët e marra.

I dënuari me burgim të përjetshëm ka goditur 6 herë me thikë 24-vjeçarin, ku njëra prej tyre ka rezultuar me fatalitet pasi i ka prekur zemrën.

Nga hetimi paraprak thuhet se dy të dënuarit shqiptarë vazhdimisht kanë pasur konflikte mes tyre.

Sekretari i Përgjithshëm i Departamentit të Politikave Penale në Ministrisë e Drejtësisë, Marino Skandamis, pas kësaj ngjarjeje ka urdhëruar një hetim. Ngjarja ka ndodhur në burgun Shën Stefani në Patra. Sipas këtij departamenti nuk dihen ende arsyet e përleshjes së shqiptarëve në zonën e përbashkët të burgut. (KosovaPress)