Vritet lideri i milicisë famëkeqe siriane, ‘Shabia’

Lideri i milicisë famëkeqe siriane, Shabia- e lidhur me regjimin e Bashar Al-Asadit, Fahd Najjar është vrarë të martën.

Bota

24/12/2014 12:07

Opozita  e Sirisë e ka vrarë të martën liderin e milicisë famëkeqe siriane, Shabia- e lidhur me regjimin e Bashar Al-Asadit, Fahd Najjar.

Ai u vra në luftime me opozitën siriane. Shabia është milicia që është përgjegjëse për një sërë krimesh ndaj popullatës civile siriane.

Ata njihen si grup paramilitarësh të lidhur me regjimin sirian e që në mesin e tyre kanë pjesëtarë me të kaluar kriminale dhe që merren me kontrabandën e drogës, naftës alkoolit e duhanit në Siri.