Vritet kreu i ISIS-it në Kajro

Policia ka vrarë në Kajro të Egjiptit drejtuesin kryesor të filialit egjiptian të organizatës xhihadiste të Shtetit Islamik (ISIS).

Bota

09/11/2015 18:18

 

ISIS besohet se ishte përgjegjës për rrëzimin e avionit rus, nëntë ditë ma parë, në Egjipt, njofton sot Ministria e Brendshme egjiptiane.

“Ashraf Ali Ali Hassanein al-Gharabli, i cilësuar si një prej terroristëve më të rrezikshëm të degës lokale të ISIS-it është vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri ndërsa policia ishte vënë në ndjekje për arrestimin e tij në Kajro”, bëri të ditur kjo Ministri përmes një komunikate. /lajmi.net