Vritet kampioni i botës në boks, O’Neil Bell

Kampioni i botës në boks, O’Neil Bell është qëlluar për vdekje në Atlanta.

Sport

26/11/2015 23:00

O’Neil Bell, kampion i botës në boks, ka vdekur pas plagëve të marra nga plumbat në Atlanta, ka bërë të ditur “New York Trimes”.

40-vjeçari u qëllua duke dalë nga treni, përcjell “Lajmi.net”. Policia e Atalantas beson të kenë qenë dy grabitës që kishin për qëllim t’i merrnin të hollat e gjësende tjera.

O`Neil Bell ka qenë kampion unifikues botëror, njëri ndër boksierët më të mirë i të gjitha kohërave në kategorinë kruzer.

Ai suksesin më të madh e arriti me 2005 kur mblodhi tre titujt botëror, atë të WBC-së, WBA-së dhe IBF kur mposhti francezin Jean Mormeck.

Në 31 duele, O’Niel ka arritur 27 fitore, 25 nga ato me nokaut, dhe ka pësuar vetëm katër humbje.