Vritet fotografi i ri i luftës në Siri

Si 18 vjeçar filloi të punojë si fotograf lufte. Në një nga betejat e javës së kaluar, sirianit Molhem Barakat i mbeti aparati në dorë pasi plumbat i morën jetën gjatë një aksioni të kryengritësve për ta marrë nën kontroll një bazë ushtarake.

Bota

23/12/2013 10:34

Fotografi i pavarur 18 vjeçar sirian Molhem Barakat, mbuloi betejën e Alep dhe jetën e përditshme në qytet gjatë luftës, në anën e forcave kryengritëse, që nga muaji maj për agjencinë e lajmeve Reuters. Ai u vra të premten gjatë betejës për marrjen e një baze lokaliste ushtarake nga dy grupe të xhihadistëve.

Ja disa nga fotografitë që i la Barakat:

Luftëtarët e Armatës së Sirisë së Lirë (ASL) gjuajnë një helikopter më 6 dhjetor 2013

 

Një luftëtar i ASL vrapon në një rrugë nën kërcënimin e snajperëve, më 29 nëntor 2013

 

Luftëtarët e ASL bartin një të plagosur në rrethinat e Aeroportit të Alep, më 8 nëntor 2013

 

Luftëtarë të ASL përgatiten për të hapur zjarr nga një tank që u është marrë armatës siriane, më 30 nëntor

 

Një pjesëtar i grupit xhihadist Djabhat Al- Nosra kalon nëpër një istikam në vijën e frontit në lagjen Bustan Al- Qasr, më 17 dhjetor 2013

 

Një pjesëtar i brigadës Tawhid, i ASL, përgatit raketa të punuara nga bombolat e gazit, më 11 nëntor 2013

 

Një pjesëtar i brigadës Liwaa Al- Sultan Mrad, i ASL, gjen pak kohë për pushim në lagjen Bustan al- Basha, më 19 dhjetor 2013

 

 

Një pjesëtar i ASL pushon e armët e veta pranë, më 2 dhjetor 2013

 

Shitës të vegjël të detergjentit në një trotuar në Alep, më 1 dhjetor 2013

 

Një pjesëtar i brigadës Liwaa Al- Sultan Mrad, i ASL, në lagjen Bustan Al- Basha, më 19 dhjetor 2013

 

Molhem Barakat, i fotografuar në muajin gusht të këtij viti.