Vritet edhe një djalë i ri boshnjak në luftën e Sirisë

Në frontin e Sirisë, është vrarë edhe një i ri nga Bosnjë e Hecergovina. Ai është Nusmir Pjanic, 25 vjeçar, raportojnë mediat boshnjake. 

Lajme

11/05/2014 22:34

Bëhet e ditur se Pjanic, shkoi për të luftuar në Siri, rreth një viti më parë. Familja dhe fqinjët kanë fjalë të mira për djalin që iu bashkëngjit frontit të huaj. Ata thonë se Nusmiri, ishte një djalë që shkonte rregullisht në xhami, dhe se ishte shumë i sjellshëm me komunitetin.

Ai nuk ishte i martuar. Babai i tij kishte vdekur dy vite më parë, ndërsa nëna i ishte vrarë gjatë luftës në Bosnje.

 

Deri tani në luftën e Sirisë janë vrarë shumë të rinj boshnjakë dhe shqiptarë. Sot përveç Pjanicit, u raportua se në këtë luftë është vrarë edhe një i ri shqiptar nga Elbasani, i moshës 31 vjeç.