Vritet biznesmeni grek, dy shqiptarë të dyshuar

Dy shqiptarë të liruar nga burgu kohët e fundit janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e një biznesmeni 52-vjeçar në lagjen Kifissia në veri të Athinës, më 2 prill.

Lajme

21/04/2018 15:40

Dy shqiptarët ishin anëtarë të një bande vjedhjesh në Atika dhe u arrestuan tre vjet më parë.

Biznesmeni ndërroi jetë dje pas 19 ditëve në reanimacion, pa mundur t’u rezistonte dëmtimeve të shumta.

Hetuesit duken të sigurt se vrasësit kanë qenë të arrestuar më parë për krime të ngjashme dhe pas kërkimeve në dosjet e krimeve e kanë ngushtuar shumë rrethin e të dyshuarve, shkruan syri.net.

Aleksandros Stamatiadhis iu nënshtrua të paktën dy operacioneve për shkak të dëmtimeve të shumta të marra pas dy goditjeve me armë dhe goditjeve në kokë me një objekt metalik të rëndë.