Vriten së paku 40 persona në Jemen

Nga dy sulme ajrore të kryera sot, janë vrarë së paku 40 persona në Jemen, shumica civilë, ndërsa janë plagosur dhjetëra të tjerë, raporton Reuters.

Bota

21/04/2015 18:36

Një nga sulmet e ka goditur një urë në krahinën qendrore, Ibb, derisa mbi të ecnin vetura me militantë, duke vrarë 20 persona, shumica civilë.

Sulmi tjetër është bërë në një ndërtesë në qytetin Haradh, afër kufirit me Arabinë Saudite, duke vrarë 13 civilë dhe 7 ushtarë.

Arabia Saudite dhe aleatët e saj sunnit janë duke bombarduar caqet e militantëve shiit, Huthi për të cilët thuhet se e kanë përkrahjen e Iranit.