Vriten dy ushtarë turq

Të paktën dy ushtarë turq ranë dëshmorë dhe një tjetër u plagos në një sulm me raketa të terroristëve të PKK-së në Çukurca, pranë qytetit juglindor turk Hakkari,

Bota

20/06/2018 13:37

Zyra e guvernatorit në Hakkari konfirmoi se terroristët e PKK-së në Dolabaren sot në mërngjes rreth orës 10:30 kanë kryer një sulm ndaj një makine të forcave të armatosura turke.

Në rajon ka nisur një operacion ajror kundër terroristëve të PKK-së.