Vriten dy terroristë të vrasjes në Charle HEBDO, lirohet pengu(Video)

Shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në një zonë biznesi pranë aeroportit të Parisit, ku dy personat e armatosur që kryen masakrën në Charlie HEBDO janë fshehur, dhe po mbanin peng një person. 

Bota

09/01/2015 17:34

Dy personat të armatosur që vranë gazetarët në Charlie HEBDO thuhet se janë vrarë në një përleshje me armë me forcat speciale franceze pasi ata kishin marrë një peng ,cili besohet se ka mbijetuar. 

Përdorim i armëve të zjarrit dhe shpërthime ishin parë dhe dëgjuar në vendin ku policia ka rrethuar vrasësit e Al Kaedës. 

Kjo erdhi pasi vëllezërit Said Kouachi, 34, dhe vëllai i tij, Cherif, 33, thuhet se i kishin thënë policisë gjatë negociatavese : “Ne jemi të gatshëm të vdesin si martirë”. (lajmi.net)