Vriten dy të moshuara në Shtërpcë

Gjatë natës së kaluar, në Shtërpcë është therë me thikë Draginja Nikolceviq 80-vjeçe, ndërsa në fqinjësinë e saj është gjetur trupi edhe i një të moshuare tjetër, identiteti i së cilës ende nuk është bërë e ditur.

Lajme

27/08/2016 14:29

Sipas informatave, dy të moshuarat jetonin në shtëpitë të cilat gjendeshin pranë shkollës.

Trupin e masakruar të Draginjas, e kishte gjetur policia e Kosovës, e cila menjëherë trupin e saj e ka dërguar për obduksion në Prishtinë. Tani per tani nuk ka ndonje te dyushuar apo te arrestuar/Zeri.