Vriten 65 policë nga sulmi terrorist… (FOTO)

Raportohet se 65 policë janë vrarë në shpërthimin e një kamioni me eksploziv në Zilten të Libisë.

Bota

07/01/2016 13:45

Thuhet se shpërthimi kishte qenë ndër më vdekjeprurësit qysh kur militantët e ISIS kishin filluar ta zgjeronin prezencën e tyre në kaosin që pasoi pas rënies së diktatorit Muammar Gadafi në vitin 2011, transmeton lajmi.net.At least 65 police officers killed in massive truck bomb at recruitment centre

Aktualisht asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Kryetari i qytetit, Miftah Hamadi, ka thënë se bomba ka shpërthyer kur rekrutët kishin qenë duke u mbledhur në një qendër policore në fliten, transmeton lajmi.net.

Burimet kanë bërë të ditur se 65 njerëz janë vrarë, përfshirë disa civilë.

Në kaosin e krijuar pas rënies së Gadafit, revoltë e cila ishte mbështetur nga NATO, Libia vetëm sa është futur më thellë në trazira.

Si pasojë e këtij kaosi, militantët e Shtetit Islamik janë bërë më të fuqishëm, duke e pushtuar qytetin Sirte dhe duke sulmuar fushat e naftës, transmeton lajmi.net.

Luftëtarët e Shtetit Islamik këtë javë kanë sulmuar dy terminale të madhe eksporti të naftës. /lajmi.net