Vriten 3 pengmarrës, plagoset prokurori në Stamboll

Një ueb-faqe e afërt me grupin turk të së majtës ekstreme, që po e mbante peng një prokuror në Stamboll, ka njoftuar në Twitter para pak çastesh se pengu është plagosur, ndërsa tre pengmarrësit e tij janë vrarë.

Bota

31/03/2015 20:48

“Tre miqtë tanë janë qëlluar për vdekje”, shkruan në një postim në Twitter.

Verifikimi i kësaj informate nuk ka qenë i mundur aktualisht. Këto cicërima janë postuar menjëherë pasi u dëgjuan të shtëna në ndërtesë dhe dy auto-ambulanca u panë duke u larguar nga vendi i ngjarjes, ka bërë me dije një dëshmitar për agjencinë e lajmeve Reuters, transmeton Telegrafi.

Në ndërtesën e gjykatës në Stamboll, ku pjesëtarët e grupit radikal majtist po e mbajnë peng prokurorin turk, Mehmet Selim Kiraz, në orët e mbrëmjes janë dëgjuar shpërthime dhe të shtëna, raportojnë agjencitë turke.

Reuters raporton se janë dëgjuar të shtëna dhe se nga ndërtesa po del tym, derisa AFP raporton se janë dëgjuar shpërthime.prokuri