Vrimat e zeza janë koridor për në një tjetër univers, thotë Hawking

Njerëzit mund të shpëtojnë nga vrimat e zeza, në vend se të ngecin në to, thotë një teori e re nga Stephen Hawking.

Auto & Tek

26/08/2015 11:51

Ata që udhëtojnë në hapësirë dhe që hyjnë në këto vrima të zeza, për fat të keq nuk do të jenë në gjendje që të kthehen më në universin tonë, thuhet sipas Hawking.

Por, sipas tij, ata do të jenë në gjendje që të ikin diku tjetër, ka propozuar ai në një konferencë në Stokholm, transmeton Lajmi.net.

“Ekzistenca e historive alternative me vrima të zeza sugjeron se kjo mund të jetë e mundur”, shpjegon ai. “Vrima është e madhe dhe në qoftë se ajo sillet, atëherë ajo mund të ketë një korridor për në një tjetër univers. Por ju nuk do të mund të ktheheshit më në universin tonë. Kështu, edhe pse jam shumë i etur për të fluturuar në hapësirë, nuk do ta provoja këtë”, shton ai.

Propozimi i Hawking është një përpjekje për t’iu përgjigjur një problemi që ka torturuar fizikanët për atë se çfarë ndodh përtej këtyre vrimave, ku as edhe drita nuk mund të kthehet më kur hyn në të.

Kjo do të thotë gjithashtu se njerëzit nuk zhduken nëse bien në një vrimë të tillë. Ata do të qëndronin ose si një hologram në buzë të universit, ose do të binin diku tjetër. (Lajmi.net)