Vret veten dhe fëmijët për shkak të divorcit

Një grua nga Florida, nënë e dy fëmijëve, i vrau ata dhe më pas i ktheu amrën vetes. Ajo ishte duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë të divorcit.

Bota

16/01/2014 08:43

Jennifer Berman (48) qëlloi me armë zjarri djalin e saj 16 vjeçar Alex dhe më pas vrau vajzën e saj 15 vjeçare Jacqueline e në fund vrau veten, shkruan Palm Beach Post.

Ish-bashkëshorti i saj, Richard Berman tha se gjatë thirrjes së policisë ajo kishte dërguar një mesazh atij.

“Ajo më ka dërguar një email duke më thënë se ka bërë gjënë më të mirë për familjen  tonë. Pastaj ajo i kishte dërguar një mesazh edhe një familjari tjetër duke i treguar se ajo kishte ndërmend t’i vriste fëmijët dhe veten”.

Çifti ishte divorcuar muajin e kaluar. Familja kishte pasur një mosmarrëveshje rreth pasurisë dhe shtëpia në të cilën familja jeton me fëmijët e tyre së fundmi ishte shitur.

 

Jennifer kishte pasur një punë me orar shumë të gjatë dhe së fundmi ajo kishte qenë nën shumë presion, thonë fqinjët dhe miqtë e saj.

Pas divorcit, Richard Berman frekuentonte klubet e natës

Ndërkaq, adoleshentët, Alex dhe Jacqueline ishin në shkollën e mesme të artit në West Palm Beach.

Alexi ishte një instrumentist i shkëlqyer. Ai luante në çelo. E në anën tjetër,  Jacqueline ishte një nxënëse e shkëlqyer.

 

Shtëpia nëPalm Beach ku nëna dhe dy fëmijët u gjetën të vrarë

 

Richard Berman është shitës i njohur patundshmërish