Vrau vëllain aksidentalisht me armë si fëmijë, shikoni se çfarë talenti të mrekullueshëm ka tani (VIDEO)

Një lojë fëmijësh mund të shkojë gabimisht sa hap e mbyll sytë.

Fun

11/03/2016 17:29

Nëse ndonjëherë keni luajtur “lojë me policë” e dini se si shkon. John Arthur ishte 8 vjeç dhe po e lunate këtë lojë me vëllanë e tij, Kevin. Vetëm se dy vëllezërit po luanin me armë të vërteta. Jetonin në fermë, dhe armët ishin një gjë e zakonshme.

“Ne ishim shumë të sigurt. Asnjëherë nuk ishin të mbushura,” thotë John. Vetëm se këtë herë ishin dhe John-i e pa vëllanë e vet tek vdiste në krahët e tij, transmeton lajmi.net.

John Arthur Greene ishte në gjendje të menaxhonte ndjenjat e tij të fajita dhe keqardhjes përmes muzikës dhe duke e shpërndarë historinë e tij për të tjerët.

Ai e tregoi këtë histori gjatë një audicioni për “American Idol.” Ai thotë se muzika e ka ndihmuar ta mbajë të gjallë kujtimin për vëllanë.

Është një përkujtim i fuqishëm që të gjithë duhet ta dëgjojnë. S’ka rëndësi se si ndihemi për ligjet e sigurisë së armëve, çdokush duhet ta ketë armën e tij të zbrazët dhe larg fëmijëve./lajmi.net

YouTube player