Vrau me thikë kushëririn në Kamëz, arrestohet në Londer

Një shqiptar i kërkuar nga drejtësia shqiptare për vrasjen e kushëririt në vitin 2015 është arrestuar në Londër.

Lajme

20/02/2019 21:25

Skudra e ekstradimeve arrestoi të shumëkërkuarin Granit Shehu që fshihej në zonën Pickwick Terrace, Slough në Londër.

Policia e Londrës njoftoi arrestimin e Shehut, i cili doli përpara gjykatës së ekstradimeve “Westminster Magistrates’ Court”.

Granit Shehu goditi 12 herë me thikë kushëririn Milazim Shehu më 17 Shtator 2015, në Kamëz.