Vrasje në tentativë, një person lëndoi rëndë dy femra në Pejë

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në Pjesë.

Lajme

18/11/2017 14:39

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte sulmuar dy viktima femra, ku ju ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Njëra prej viktimave është dërguar ne QKUK pasi gjendja e saj është e rëndë.

Të gjitha njësitet relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”. /Lajmi.net/