Vrasje në Prishtinë

Klan Kosova raporton se nga një incident me armë në Prishtinë, një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur. Thuhet se kjo ka ndodhur, pas një konflikti mes dy familjeve. Policia konfirmon se një person është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit.

Lajme

08/03/2014 22:11

Një incident me armë ka ndodhur sonte në Prishtinë, me ç’rast një person është vrarë e një tjetër është lënduar.

Armët mes dy grupeve shkrepën në udhëkryqin para Ministrisë së Arsimit në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Shaip Spahiu”.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë tha për Klan Kosova, se lidhur me këtë rast një person është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit.

Ndërkohë i plagosuri po trajtohet në QKUK. Mjekët nuk kanë folur për gjendjen shëndetësore të pacientit.

Raportohet se deri tek ky incident me pasoja tragjike ka ardhur pas një konflikti mes dy familjeve.

 

(Klan Kosova)