Vrasje në kufi për hashash – Lajmi.net
Vrasje në kufi për hashash
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 17:01, 19 March 2017
Policia dyshon se vrasja me mjete të forta e 44-vjeçarit Zarif Alliu, në fshatin Braçanj të Devollit, mund të jetë pasojë e konflikteve për prishjen e pazareve të drogës, pasi zona ku ndodhi ngjarja, përveç kalimit ilegal të klandestinëve drejt Greqisë, perdoret edhe si vend shkëmbimi i ngarkesave të hashashit mes trafikantëve.

Burime policore bëjnë të ditur se viktimës dhe dy shokëve të tij u kanë marrë një shumë prej 10 mijë lekësh të reja dhe telefonat celularë. Sipas deklarimeve, ata janë përleshur me një grup prej disa personash në afërsi të kufirit, ndërsa dyshohet se përveç viktimës, ka pasur të plagosur edhe nga grupi i agresorëve.

Policia ka krehur të gjithë zonën, ndërsa, sipas dëshmitarëve, banorë në afërsi të zonës ku ka ndodhur ngjarja, tre personat kanë kërkuar ndihmë duke trokitur në banesat e tyre.

Pasi banorët u kanë dhënë ndihmën e parë, menjëherë është lajmëruar policia dhe ata janë transportuar në spital, por Zarif Alliu, 44 vjeç, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Gjithsesi, policia thotë se nuk përjashtohet as pista e grabitjes. /Top Channel/

Fotolajm

Trudeau ndihmon një të ri me karrocë (Foto)
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master Japan
  • Play World Soccer Champion
  • Play Stealth Sniper
  • Play Bow Master