Vrasje në Bardh të Madh të Fushë Kosovës

Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Bardh i Madh të Fushë Kosovës. 

Lajme

07/09/2014 19:52

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur i shtrirë afër një veture Mercedes. 

“Në vendin e ngjarjes ekipi i Mjekësisë Familjare ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa njësitet përkatëse policore, prokurori dhe Mjekësia Ligjore kanë konstatuar se i njëjti ka dy plagë në trup e që dyshohet të janë shkaktuar nga arma e zjarri”, ka bërë të ditur policia.

Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit është dërguar në IML. 

Ndërsa më vonë, rreth orës 19:00 njësiti policor ka arritur të identifikojë dhe të arrestoj të dyshuarin dhe i njëjti gjatë intervistimit ka pranuar se kishte kryer veprën në fjalë. 

Policia njofton se rreth pesëqindtë metra larg vendit të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar revolja e tipit “Ekol Special” me pesë fishek të kalibrit 9 mm, që dyshohet se është përdorur në rast. 

Ndërsa, në shtëpinë e të dyshuarit, Policia njofton se gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me tre fishek me afat të skaduar dhe një pushkë artizanale.